Çdo pesë vjet, me datën 20 tetor shënohet “Dita Botërore e Statistikave”, duke na kujtuar rëndësinë e informacionit statistikor të saktë, për të na ndihmuar të kuptojmë më mirë botën komplekse në të cilën jetojmë, për t’na lejuar të identifikojmë problemet dhe të zhvillojmë strategji për t’i trajtuar ato.
“Dita Botërore e Statistikave” u krijua nga Kombet e Bashkuara për të njohur rëndësinë e mbledhjes, analizimit dhe shpërndarjes së të dhënave.
Që nga fillimi i saj në vitin 2010, kjo ditë e veçantë është bërë një ngjarje vjetore e festuar në mbarë botën me aktivitete të ndryshme, që nxisin kuptimin dhe përdorimin më të mirë të statistikave.