Çdo vit me datën 20 tetor, shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Kontrollorëve të Trafikut Ajror’ dhe shënon përvjetorin e IFATCA-së (Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kontrolluesve të Trafikut Ajror), e cila u themelua më 20 tetor, të vitit 1961. Kjo ditë ka për qëllim të njoh punën e të gjithë burrave dhe grave në botë, që punojnë për të ndihmuar që udhëtimi ajror, të jetë mënyra më e sigurt e mundshme e transportit.
Kontrollorët e trafikut ajror, janë zemra e sistemit të transportit ajror. Ata ndihmojnë në menaxhimin dhe drejtimin e fluturimeve në hapësirën ajrore, duke siguruar që aeroplanët të udhëtojnë në mënyrë të sigurt dhe të koordinuar. Puna e tyre është thelbësore për shmangien e incidenteve dhe aksidenteve ajrore.
Kjo ditë shërben si një rast i mirë për të ndërgjegjësuar publikun, për rëndësinë e punës së kontrollorëve të trafikut ajror dhe për të nderuar angazhimin e tyre ndaj sigurisë së udhëtimit ajror. Të gjithë duhet të falënderojmë këta heronj të heshtur, që kontribuojnë në sigurinë tonë çdo ditë në qiell.