Në përvjetorin e themelimit të Unionit Universal Postar, që u mbajt në vitin 1874, në kryeqytetin zviceran, në Bernë, çdo vit më 9 tetor, shënohet ‘Dita Botërore e Postës’.
Dita e Postës nxit ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit, qoftë përmes letërkëmbimit, paketave ose shërbimeve të tjera postare. Kjo ditë gjithashtu nxit reflektimin mbi zhvillimet e reja teknologjike në fushën e postës, duke përfshirë shërbime si posta me dronë, posta elektronike dhe shërbimet online.
Dita e sotme mëton të rris dhe promovoj bashkëpunimin ndërkombëtar midis shërbimeve postare të vendeve të ndryshme, për të rritur efikasitetin dhe për të siguruar që informacioni të qarkullojë lirshëm.
Duke shënuar ‘Ditën e Postës, ne jo vetëm që vlerësojmë historinë dhe rolin e saj në shoqëri, por gjithashtu inkurajojmë përmirësim dhe inovacion në këtë fushë.







