Kur i dëgjojmë faktet interesante për botën, krijesat dhe hapësirën, ato shpesh na befasojnë, meqë tregojnë kompleksitetin dhe bukuritë e botës sonë të mahnitshme.
Radio KFOR-i në vijim ju sjell disa fakte shumë interesante:
– Pjesa më e thellë në oqeane që njihet deri më sot, është ajo në Oqeanin Paqësor, rreth 10.994 metër e thellë.
– Një ditë në Tokë është duke u zgjatur ngadalë. Përshtatja e gravitetit dhe rrotullimi i planetit e bëjnë që dita të jetë rreth 1.7 mili sekonda më e gjatë çdo shekull.
– Sipërfaqja e Tokës ka rreth 8 milionë specie, ku shumica e tyre janë ende të paidentifikuara.
– Astronautët që kalojnë kohë në orbitë, përjetojnë një kalim të ngadalshëm të kohës për shkak të efektit të relativitetit, duke i bërë ata pak më të rinj kur kthehen në Tokë.







