‘Dita Ndërkombëtare Shpirtërore e Njeriut’ shënohet çdo vit më 17 shkurt, si një ngjarje që inkurajon meditimin, për të na bërë të zhvillojmë zakonin e reflektimit të vazhdueshëm me vetveten, në shoqërinë tonë të mbushur me presion.
Sipas Daniel Helminiak, një filozof i respektuar në hapësirën e spiritualitetit, shpirti është funksioni mendor i vetëdijes, depërtimit, të kuptuarit, gjykimit dhe arsyetimit tjetër.
‘Dita Ndërkombëtare Shpirtërore e Njeriut’ synon të na ndihmojë në forcimin e lidhjes me veten tonë shpirtërore, si një mënyrë për të ‘qëndruar me këmbë në tokë’ me gjithë stresin e përditshëm dhe presionin e shoqërisë.
Një nga dhuratat e shumta të të jetuarit një jetë të qetë dhe të gjatë, është zhvillimi i asaj që e quajmë “kapaciteti reflektues” apo aftësia për të kuptuar domethënien e jetës sonë dhe pranimi me qetësi i çdo situate.