– Me 17 shkurt, të vitit 2001, albumi i këngëtarit Shaggy “Hot Shot”, zuri pozitën e parë në top listën amerikane, duke shitur mbi 6 milion kopje. Kënga më e famshme e albumit ishte “It Wasn’t Me”, ku Shaggy tregon se si duhet të mos e pranojmë kur kapemi duke tradhtuar.
– Me 17 shkurt, të vitit 1991, ka lindur këngëtari Ed Sheeran, i cili për një kohë shumë të shkurtë, u bë një sensacion botëror më zërin dhe këngët e tij. Ishte pikërisht kënga ‘A- Team’, që i solli suksese të shumta këngëtarit, kur u publikua në vitin 2011.
– Në këtë datë, të vitit 2000, në Muzeun ‘Beatles Story’ në Angli, doli në një ankand piano e John Lennon, me të cilën ai kompozoi këngën ‘Imagine’.