Çdo vit ‘Dita Botërore e Meteorologjisë’, shënohet më 23 mars. Për herë të parë u shpall në vitin 1950, nga Organizata Meteorologjike Botërore, për të rritur ndërgjegjësimin publik për shkencën e meteorologjisë dhe kuptimin e kushteve atmosferike.
Sot, me zhvillimet në teknologji dhe shkencë, meteorologjia na jep një mjet të fuqishëm për të parashikuar dhe marrë masa për ngjarje të caktuara, siç janë stuhitë, thatësirat, uraganet, etj. Kushtet atmosferike janë shumë komplekse dhe ndryshojnë vazhdimisht, ndikohen nga shumë faktorë të ndryshëm dhe janë jashtë kontrollit tonë të drejtpërdrejtë. Disa nga veprimet që mund të ndërmarrim për të zvogëluar emetimet e gazrave serë dhe për të ndikuar në klimën globale janë: reduktimi i përdorimit të energjisë fosile dhe nxitja e energjisë së ripërtëritshme.
Dita e sotme, shërben gjithashtu si një rast për të kujtuar edhe viktimat e katastrofave natyrore.