Sot (28.04), shënohet “Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë” e cila synim ka të vë në dukje domosdoshmërinë e aplikimit të masave mbrojtëse në vendet e punës, e sidomos në ato vende ku ka rrezik të lartë për lëndime.
Që nga viti 2003, Organizata Ndërkombëtare e Punës ka vendosur 28 prillin, si ‘Ditë Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë’, për të promovuar parandalimin global të lëndimeve në punë dhe sëmundjeve profesionale. Në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 28 prilli shihet edhe si një ditë për të rritur ndërgjegjësimin për sigurinë dhe shëndetin ndërkombëtar në punë midis sindikatave, organizatave të punëdhënësve dhe përfaqësuesve të qeverive.