Bota teknologjike sot, njeh qindra aplikacione për editimin e fotografive. Megjithëse ajo që rekomandohet nga ekspertët social, është që të mos ndërhyni në dukjen tuaj në fotografi, e këtë për të mirën tuaj psikologjike dhe tendencën në kërkim të perfeksionit. Por, në shohin fotografitë tuaja, përmes aplikacioneve mund të bëni rregullime të nevojshme si p.sh. të ndërhyni në një prapavijë, të luani me ngjyra, të largoni ndonjë objekt, etj. Prandaj sot, po sjellim disa prej aplikacioneve më të mira të editimit:
Pixlr është i cili mundëson redaktimin e fotove dhe teksteve. Njihet si aplikacion me opsione lehtë të përdorshme dhe është i qasshëm për përdoruesit e iOS dhe Android.
Facetune është aplikacion me funksione bazike, si prerje, modifikim përmasash, rrotullim, etj. Përmes aplikacionit Facetune, ju edhe mund të shtoni korniza në fotot tuaja dhe është aplikacion i qasshëm për përdoruesit e Android dhe iOS.
Touch Retouch është aplikacion tjetër që redakton fotot duke larguar objektet e padëshiruara nga fotot tuaja. Me mundësi “Clone”, aplikacioni mundëson dyfishimin e objekteve. Touch Retouch është aplikacion i qasshëm për përdoruesit e iOS dhe Android.
Moldiv është një tjetër aplikacion me një bollëk opsionesh, që ju mundëson të shtoni edhe stickersa në fotot tuaja.
Në mesin e aplikacioneve më të mira për editim të fotografive, gjejmë edhe dhjetëra sosh e përzgjedhja juaj se cilin ta merrni në telefonin tuaj, është preferenca juaj se në çka dëshironi të intervenoni më shumë në fotografitë tuaja.