Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ka shpallur datën e sotme 23 shtatorin, si ‘Ditë Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave’, në mënyrë që të rritet vetëdija për rëndësinë e gjuhës së shenjave në realizimin e plotë të të drejtave të njeriut.
Kjo ditë, shënohet me aktivitete të ndryshme edhe në vendin tonë dhe për ta shënuar rëndësinë e saj, Radio KFOR-i bisedoi me Kryetarin e Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve në Kosovë, z. Armend Ademi, i cili për Radio KFOR-in tha: “Fillimisht sot, nga ora 11:00, do të organizohet një konferencë për të treguar rreth të arriturave dhe sfidave me të cilat ballafaqohet kjo kategori e shoqërisë sonë, kurse në mbrëmje kemi përgatitur një koktej rasti për të pranishmit.”
Në botë, jetojnë më shumë se 70 milionë njerëz të shurdhër, 80% e të cilëve vijnë nga vendet e zhvilluara, kategori kjo e shoqërisë sonë e cila përdor më shumë se 300 lloje të gjuhëve të shenjave.