Me paraqitjen e variantin Omicron, e cila po nxit një rritje të re të rasteve të COVID-19, duke përfshirë edhe prekjen e personave të vaksinuar plotësisht, sipas profesionistëve marrja e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19, është më se e nevojshme.
Për rëndësinë e marrjes së dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19, Radio KFOR ka marrë disa intervista nga dëgjuesit e saj:
– Përshëndetje, unë jam Bleron Kaçiu dhe sa i përket dozës së tretë, normal që duhet ta marrim, sepse vaksinat janë të sigurta dhe është mënyra më efektive për të na mbrojtur nga virusi COVID-19, nga shtrimi në spital dhe nga vdekja.
– Jam Emanuel Ukaj, unë mendoj se vaksinimi është i domosdoshëm. Përveç vaksinimit ne duhet të kemi kujdes, që së pari të vaksinohemi e pastaj të mos harrojmë të bartim maskën, të respektojmë distancës dhe të bëjmë pastrimin dhe dezinfektimin e rregullt në vendin ku jetojmë dhe veprojmë.
Marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19, do të thotë më shumë mbrojte nga infektimi dhe përhapja e saj, prandaj vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!