Bamirësia është akti i dhënies së dashurisë dhe mirësisë, pa kushte ndaj të tjerëve dhe pa pritur një shpërblim.
Se bamirësia është thelbësore për një të mirë të përgjithshme dhe se mësojmë shumë nga ajo, pajtohet edhe themeluesja e Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, Elza Ramadani e cila për Radio KFOR-in veçoi: “Fondacioni jonë mbështet dhe promovon zhvillimin e mëtejshëm të ligjeve dhe etikës për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, por ne merremi shumë edhe me vullnetarizëm. Ndihmojmë qentë dhe macet. Ka pasur raste kur qeni kishte probleme me këmbë, ne e kemi dërguar edhe në Shkup për ta shëruar, pastaj i ndihmojmë strehimoret me ushqim, blejmë ndonjë kolibe etj. Unë mendoj se vullnetarizmi na ndihmon të identifikojmë dhe të zgjidhim problemin, prandaj gjatë vullnetarizmit ne mësojmë shumë.”
Përmes bamirësisë dhe donacioneve ne përhapim dritë tek nevojtarët dhe njëkohësisht ndriçojmë shpirtrat tanë përgjatë këtij procesi!