Me 19 tetor të vitit 1967, kolona zanore e filmit ‘The Sound Of Music’, ishte në vendin e parë, në tabelën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, duke qëndruar hiç më pak se 132 javë në tabelë. Beatles ishin në vendin e dytë me ‘Sgt. Pepper’ dhe Scott Walker ishte në vendin e III-të me ‘Scott’.
Në po këtë datë të vitit 1973, David Bowie publikoi albumin e shtatë ‘Pin Ups’. Albumi përmbante në kopertinën kryesore, supermodelen Twiggy, ndërsa ishte koleksion i versioneve ‘cover’ te këngëve nga artistët më të pëlqyer nga Bowie si :Pink Floyd, The Pretty Things, The Who, The Yardbirds dhe The Kink.
Me 19 tetor të vitit 1998, kitaristi i grupit “Oasis” Noell Ghallager bëri një paraqitje surprizë në një ‘ndejë dreke’ të ‘Sound Republic” në Londër. Ai befasisht iu bashkua në skenë Pere Townshand dhe anëtarëve të Ocean Colour Scene dhe Boo Radleys. Në të njëjtën datë por kësaj radhë të vitit 1991 Oasis performoi këngën ‘The Boardwalk’ në qytetin e tyre te lindjes Mançester e që njëherit ishte edhe paraqitja e e parë me Noell Ghallager ne grup.