Në kuadër të festivalit ‘ReMusica’, sot do të organizohet një sesion edukativ për fëmijët e vegjël, duke i afruar ata me kompozitorët dhe instrumentet e muzikës klasike.
Këtë vit, publiku i përbërë prej fëmijëve trevjeçar e tutje, do të kenë mundësinë që të jenë afër muzikantëve e respektivisht instrumenteve piano dhe kontrabas. Në instrumentin e pianos do të kujdeset Pranvera Hoxha, ndërsa Lulzim Lushtaku në kontrabas. Fëmijët do të kenë mundësinë të shijojnë koncerte të shkurtëra dedikuar instrumenteve të veçanta, mirëpo ata të jenë afër edhe me muzikën, interpretimin, instrumentin dhe kompozitorin. Ky organizim mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare sot (27.05.19), prej orës 10:30 e deri në ora 13:00.
Në kuadër të këtij festivali, po sonte në mbrëmje të interesuarit do t’i argëtoj artisti i radhës në piano, Redi Llupa, koncert ky i cili mbahet po sonte prej orës 20:00 në vendin e njëjtë.