Programi Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore, organizon Shkollën e 5-të verore ‘ Studime Krahasuese mbi Gjininë dhe Seksualitetin’ me temën “Lexim i Feminizmit për 99% – Pabarazia, Avokimi, Privilegji”, e cila do të mbahet nga data 10 deri më 18 qershor 2019. Me këtë rast ftohen të gjithë, hulumtuesit, artistët, aktivistët, studentët dhe të interesuarit, që me anë të seminareve, leximit dhe diskutimit, të paramendohen solidaritete të reja në kohën e përplasjeve dhe krizave globale – rreth varfërisë, punës, ambientit dhe eksploatimit kapitalist.
Të interesuarit, kopjen e CV-së dhe letrën motivuese, mund ta dërgojnë në: upg@uni-pr.edu deri me datën 2 qershor, 2019.