Pas sukseseve të shumta në karrierë si regjisore, Sevdije Ajeti, vjen me një shfaqje tjetër të radhës, të zhanrit komik “Jo simfonia e 5-të, po e 9-ta”. Premiera e shfaqjes në fjalë do të jepet nesër (10 tetor), nga ora 20:00, në Teatrin “Avdush Hasani”, në Podujevë.
Në shfaqjen “Jo simfonia e 5-të, po e 9-ta”, nga autori italian Aldo Nicolaj, do të luajnë aktorët Valina Muçolli, Muhamet Zeka dhe Besart Zeneli.
Enkas për Radio KFOR-in, regjisorja e mirënjohur, Sevdije Ajeti, shpalosi një pjesë të premierës: “Trekëndëshi i dashurisë mes Evës, Brunos dhe Marios, shoqërohet me të papritura, aksidente që bëhen po në emër të dashurisë, me personazhe të pushtetshme, por edhe të pafuqishme. Kjo ishte vetëm një pjesë e kësaj komedie, kështu që ju që doni të shpalosni tërë ngjarjen, jeni të mirë se ardhur!”
Për shkak të pandemisë “COVID -19”, numri i shikuesve është i kufizuar, prandaj të gjithë ju që doni të shikoni shfaqjen komedi “Jo simfonia e 5-të po e 9-ta”, duhet të shpejtoni në rezervimin e vendeve.