Festivali më i madh kulturor ballkanik “Ballkan Tage”, sivjet do të ketë pjesëmarrës edhe regjisorin e njohur Burim Haliti, i cili do të përfaqësoj Kosovën përmes disa filmave.
Me të kuptuar këtë lajm, Radio KFOR-i e kontaktoi regjisorin Haliti, i cili na njoftoi me më shumë hollësi sa i përket kësaj ngjarjeje: “Ndjehem i vlerësuar me ftesën që më bënë organizatorët e kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore në Gjermani, për të përfaqësuar vendin tim atje”, tha regjisori Haliti.
Përveç dy filmave të tij “The interview” dhe “Çlirimi”, Burim Haliti ka vendosur që në program të inkuadroj edhe dy filma të regjisorit dhe aktorit Bekim Guri “The drop of blood” dhe “Silent”, në mënyrë që Kosova të përfaqësohet në mënyrën më të mirë para kineastëve ballkanik dhe atyre Gjerman.