‘Sbunker’ në bashkëpunim me DokuFest dhe Kino Armata me datën 27 shkurt, prej orës 19:00 sjellin filmin “Point and Shoot”, në kuadër të natës së filmit dhe dhurimit të librave në këtë kinema.
Filmi dokumentar “Point and Shoot”, tregon për historinë e një të riu për revolucion politik dhe transformim personal dhe është nominuar për çmimet Emmy dhe është fituesi i çmimit të dokumentarit më të mirë në Festivalin e Filmit të Tribeca-s.
Shfaqja e filmit në fjalë u sigurua nga programi i DokuFest Shkolla dhe Filmi Dokumentar, të komisionuara nga “The WHY Foundation” – Danimarkë, për shfaqje publike që kanë karakter edukativ.
Pas shfaqjes të filmit “Point and Shoot”, do të dhurohen disa libra dhe do të mbahet një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.