Organizimi tradicional “Re:Form”, tashmë po vjen me edicionin e tij 3-të, ditë e natë me muzikë dhe qejf në hapsirë të hapur me pamjen përrallore të Badovcit.
“Re:Form” në këtë edicion do të mirpresë publikun në një maratonë muzike e qejfi. Që muzika të jetë në nivelin më të lartë, organizatorët kanë zgjedhur një formacion unik artistësh nga vendi dhe rajoni si: Florian Kupfer (Berlin), 33.10.3402 (Belgrade), Pior Cisak (Gdansk), Ali Güney (Izmir), Rikaloski (Skopje), Besa Mati (Tirana), Gemza (Prishtina), Zgjim, Leo Lumnezi dhe Pandaudio.
Ngjarja do të fillojë me datën 20 Korrik dhe të gjithë të interesuarit mund të blejnë biletën në hyrje të “Re:Form”, për çmimin 6€ para orës 20:00 dhe 9€ pas orës 20:00.