Pas shtyerjes së realizimit të festivalit të gastronomisë javën që e lamë pas “Prishtina Gastronomy Festival”, për shkak të reshjeve të shiut, organizatorët njoftojnë admiruesit e gastronomisë, që ky festival do të mbahet këtë vikend, me datat 20 dhe 21 korrik, në sheshin kryesor, në Prishtinë nga ora 12:00.
‘Prishtina Gastronomy Festival’ synon të promovojë gastronominë shqiptare përmes kuzhinës dhe traditave kulturore të saj.
Mesazhi që përcjell ky festival është se ‘Gjyshërit tanë treguan dashurinë e tyre për ne përmes pjatave që shërbenin në tryezë. Le ta përhapim edhe ne këtë dashuri nëpër botë!”.
Gjatë dy ditëve të faestivalit do të organizohen simpoziume, punëtori, kënde restoranti, panaire të tregtisë me produkte ushqimore, pije nga shitësit lokal dhe do të ketë edhe muzikë për argëtim.
Festivali do të jetë një takim vjetor për kompanitë, kuzhinierët, pronarët e restoranteve, historianët, antropologët dhe ata që pëlqejnë ushqimit.