Si çdo vit, festivali ION sjellë një listë të shkëlqyer me DJ të njohur vendor dhe ndërkombëtar, për të performuar në bregdetin mahnitës të jugut të Shqipërisë, duke kombinuar një festival muzikor me një pushim në plazh dhe duke ju ofruar artdashësve një javë të paharrueshme.
Mirëpo, pak ditë para fillimit të festivalit, Rave Travel në bashkëpunim me festivalin ION, do të vijnë edhe në zemër të Prishtinës, për të sjellë magjinë e muzikës, me datën 17 gusht në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Ky event do të vijë me një line-up të pasur artistësh dhe DJ të mrekullueshëm, që do të performojnë brenda natës së 17 gushtit, për të vazhduar pastaj në bregdetin shqiptar, për një javë të plotë.







