Policia e Kosovës gjatë gjithë kohës apelon për kujdes maksimal në komunikacion dhe respektim të shenjave të komunikacionit. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë është raportuar se janë shqiptuar mbi 2.100 tiketa trafiku, derisa me të lënduar kanë ndodhur 30 aksidente trafiku dhe 64 aksidente me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 31 persona.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton për pritje në hyrje dhe dalje të pikave kufitare. Pritjet më të gjata nga përditësimi i fundit tregojnë se në hyrje të pikës kufitare tek Dheu i Bardhë pritjet janë rreth 60 minuta, kurse në dalje rreth 30 minuta.
Pritje rreth 30 minuta ka edhe në dalje të pikës kufitare ne Merdarë, ndërsa në hyrje të pikës kufitare në Muçibabë ka pritje rreth 20 minuta. Në pikat tjera kufitare pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta të gjata.
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME:
| Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 30 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 64 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2117 |
| Persona të arrestuar | 31 |
| Persona në mbajtje | 23 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 1 |







