Rave Live Session është transmetimi javor, i mundësuar nga Win Music Freedom, ku për çdo javë prezantohen DJ-të më të mirë lokal dhe ndërkombëtar.
DJ ERØS, njihet për pjesëmarrjen e tij në festivale të ndryshme regjionale dhe botërore ku ka luajtur përkrah emrave si: Calvin Harris, Dimitri Vegas & Like Mike, Lost Frequencies, W&W, Ofenbach, Meduza, Merk & Kremont, Blinders, Galoski, Vanillaz, CryJaxx, Mattia Trani, I HATE MODELS, Airod, Hadone, Thomas P. Heckmann, etc. Muzikën e tij e kanë përkrahur disa prej DJ-ve më të njohur ndërkombëtar, si: David Guetta, Alok, Chuckie, Wolfpack, R3HAB, Cat Dealers, Deniz Koyu, Felix Cartal, YVES V, Danny Avila, D-Block & S-te-Fan, etc.
Që nga viti 2020, drejton EDM labelin e 10-te më të madh në botë United Music Hits, i cili numëron miliona ndjekës në YouTube dhe Spotify. DJ ERØS mund ta ndiqni këtë të diel (09.05.21), përmes sesionit të drejtpërdrejt apo Live në faqen zyrtare të Rave Travel, Win Music Freedom KS dhe në faqen e Facebook-ut në Radio KFOR.