Policia e Kosovës ka publikuar raportin zyrtar 24 orësh dhe njofton se fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë raportuar gjithsej 67 aksidente, prej të cilave 24 me të lënduar dhe 43 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve të shtuara në komunikacion, Policia ka shqiptuar 2.169 tiketa trafiku, si pjesë e angazhimit të saj për rritjen e sigurisë rrugore dhe disiplinimin e pjesëmarrësve në trafik.
Përveç statistikave të trafikut, në nivel vendi, janë arrestuar 25 persona, nga të cilët 17 janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është dërguar për vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës vazhdon t’i bëjë thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe respektim të ligjit si dhe kujdes të shtuar në trafik, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e sigurisë publike.







