Sot, festojmë për një nga zhanret më të veçanta në botën e muzikës. Data e sotme, 30 prilli, shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Jazz-it’, një zhanër muzikor i njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe UNESCO, që promovon paqe, dialog, dhe bashkëjetesë, një zhanër që ka ndikuar thellë në historinë kulturore të njerëzimit.
Kjo ditë përkujton fuqinë transformuese të zhanrit muzikor jazz, për të ndërtuar ura mes kulturave, për të nxitur barazi dhe për të frymëzuar krijimtari. Me rrënjë në komunitetet afrikano-amerikane të SHBA, jazz-i është shndërruar në një gjuhë ndërkombëtare artistike që bashkon njerëz të të gjitha moshave dhe prejardhjeve.
Në këtë përvjetor, në fokus do të jetë edukimi i brezave të rinj dhe rëndësia e muzikës jazz, në ndërtimin e një bote më të drejtë e më të hapur.
Nga muzika jazz, sot përkujtojmë ikonat e këtij zhanri, si Louis Armstrong, Duke Ellington, Charlie Parker, Mile Davis, John Coltrane dhe shumë të tjerë.







