Për të qenë më të sigurt në rrugë, Policia e Kosovës po vazhdon të apelojë që të respektohen rregullat e trafikut rrugor. Në raportin e publikuar për 24 orët e fundit, Policia tregon se janë shqiptuar 1928 tiketa trafiku.
Sipas raportit të njëjtë, gjithsej kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar dhe 51 aksidente me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk ka pasur aksidente trafiku me fatalitet.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet edhe më tutje në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve në përgjithësi.