Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh lidhur me gjendjen e sigurisë në komunikacion, ku gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Sipas raportit zyrtar, janë regjistruar gjithsej 41 aksidente trafiku, prej të cilave 10 aksidente me persona të lënduar, ndërsa 31 aksidente kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve dhe aktiviteteve policore në trafik, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2,500 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Sa i përket veprimeve policore, raporti në fjalë bën të ditur se 20 persona të janë arrestuar, ndërsa 13 persona janë dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.







