Kur dëgjojmë një këngë të viteve të 80-ta, të 90-ta apo edhe të viteve të mëhershme, kemi ndjenjën sikur po takojmë një mik të mirë pas shumë kohësh. Në Radio KFOR gjithmonë i kemi kushtuar vëmendje të veçantë hiteve të pavdekshme, mirëpo tani edhe përmes emisionit ‘Retro Remix’, në të cilin do të trajtojmë edhe tema të ndryshme.
Ky emision është një përmbledhje 60 minutëshe e muzikës më të mirë, hite apo himne të vjetra si: ‘Higher Love’, ‘Smooth Criminal’, ‘Bohemian Rhapsody’ e çdo këngë tjetër e këtij niveli, vjen e ripërpunuar në një version modern që mund ta dëgjoni në emisionin ‘Retro Remix’, vetëm në Radio KFOR.
Remikse nga producentët më të njohur deri tek ata që sapo kanë debutuar me projektet e tyre, por përveç kësaj gjatë këtij emisioni mësojmë edhe fakte interesante të padëgjuara më parë se si u krijuan këto këngë dhe çfarë qëndron pas gjithë atyre hiteve që kemi dëgjuar kaq gjatë.
Emisioni live ‘Retro Remix’, transmetohet çdo të shtunë dhe të diel dhe atë mund ta dëgjoni ekskluzivisht në Radio KFOR përmes frekuencave tona anë e mbanë Kosovës, përmes faqes zyrtare të Radio KFOR-it dhe gjithashtu edhe përmes aplikacionit zyrtar ‘Radio K4’, të cilin mund ta shkarkoni falas për telefonat android dhe iOs.