– Me 21 korrik, të vitit 1987, bendi Guns N’ Roses, lansuan albumin e tyre të parë të titulluar ‘Appetite for Destruction’. Nga ky album dolën super hitet e grupit “Welcome To The Jungle” dhe “Sweet Child O’ Mine”. Albumi ka arritur të shitet në mbi 28 milion kopje në gjithë botën dhe mbi 18 milion kopje, vetëm në Amerikë. Ky album po ashtu është një nga albumet më të shitura në SHBA.
– Në këtë datë të vitit 2017, këngëtari kanadez Justin Bieber, nuk ishte lejuar të mbante koncert në Kinë, pasi që sipas autoriteteve kineze, ai ishte influencë e keqe për rininë kineze dhe se sjelljet e tij konsideroheshin fyese. Po ashtu në vitin 2013, qeveria kineze kishte krijuar një ‘liste të zezë’, të këngëtarëve që nuk lejoheshin të performonin në Kinë, për shkak të sjelljeve dhe deklaratave të tyre. Në këtë listë ishin edhe grupi Maroon 5, këngëtarët Katy Perry, Jay-Z, Beyonce, Lady Gaga dhe artistë të tjerë.