Psikologët, ishin të ftuarit e këtij muaji në Radio KFOR, në kuadër të kampanjës për psikologjinë që po zhvillohet gjatë muajit prill, 2023. E ftuar drejtpërdrejtë në emisionin Macchiato Lounge, tek moderatorja Pranvera Behrami-Breznica, ishte Psikologia Phd. Msc, Dafina Prokshi, e cila përgëzoi Radio KFOR-in për këtë kampanjë dhe për rëndësinë që i ka dhënë Radio KFOR-i kësaj fushe.
Ndër të tjera, Psikologia Prokshi, theksoi: “Psikologu nuk është një urgjencë por është një nevojë normale, prandaj ju përgëzoj për kampanjën dhe rëndësinë që i jepni shëndetit mendor për të informuar njerëzit.”
Psikologia Dafina, po ashtu tregoi për një prej projekteve që ajo ka zhvilluar pas rreth 2 vitesh punë, për fëmijët me potencial të lartë të inteligjencës. Projekti quhet “IQ n’fuqi” dhe është një projekt i veçantë, i pari i këtij lloji në Kosovë, për fëmijët por edhe prindërit që janë të përfshirë në këtë projekt.
Phd. Msc. Psikologe, Dafina Prokshi dhe ekipi i saj, ofrojnë vlerësime psikologjike për fëmijë dhe të rriturit, terapi individuale, kurse online për punonjës ose studentë të fushave të psikologjisë, edukimit, konsultime me prindër, punëtori për edukimin e hershëm, planifikim të programit të edukimit të hershëm, punëtori dhe trajnime online.