Jemi në prag të ndërrimit të mot moteve, në periudhën më të lumtur të vitit, posaçërisht për juve që vitin 2022 do ta kujtoni si vit të sukseseve, të shëndetit të mirë dhe gëzimeve. Përveç stolisjes së pemës së Krishtlindjes, nata e Vitit të Ri ka edhe ceremoninë e gatimeve të veçanta dhe dekorimeve të ushqimeve tona të preferuara. Pikërisht rreth dekorimeve të ushqimit, në kuadër të kampanjës festive #HOLIDAYSEASON në Radio KFOR, sot (19 dhjetor), mysafirë në studio, ishin Projekt Menaxheri në Kompaninë ECOLOG-u, z. Tanush Vraniqi dhe Catering Menaxher në ECOLOG, z. Avni Selimi, kompani kjo e cila përkujdeset që në baza ditore të plotësojnë kërkesat dhe nevojat e kombësive të shumta paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë.
Përgjatë emisionit të ftuarit, treguan se për festat e fund vitit ECOLOG-u, ofron ushqime tradicionale nga vende të ndryshme, duke marr parasysh që në kuadër të KFOR-it ka kombësi të ndryshme, prandaj përgatiten edhe ushqime nga kultura të ndryshme, si: ëmbëlsira me fruta të thata, pudingu tradicional, mishi i gjelit si dhe mishra e sallata të ndryshme.
Në mesazhet e tyre, të dy mysafirët i uruan festat të gjithë dëgjuesve: “Urojë që Viti i Ri të jetë edhe më i mirë sesa viti që po e lëmë pas”, kështu tha Projekt Menaxher, z. Tanush Vraniqi. Ndërsa, Catering Menaxheri, z. Avni Selimi gjithashtu uroi të gjithë për festat e fund vitit: “Ju uroj të gjithëve gëzuar festat, shëndet e mbarësi!”
Ushqimi po që është i rëndësishëm për festa mirëpo, janë anëtarët e familjes, miqtë dhe shoqëria që na i bëjnë këto festa më emocionuese, të magjishme dhe madhështore.