Në vazhdën e realizimit të kampanjave të ndryshme, Radio KFOR-i, muajin shtator ia dedikon gastronomisë, për të promovuar punën e tyre dhe gjatë tërë këtij muaji, në studio do të kemi mysafirë të ndryshëm, të kësaj fushe. Kampanjën e filluam sot (02.09.22), me mysafirin e parë, ekspertin e koktejeve të shijshme dhe shumë ngjyrëshe, z. Ideal Tafarshiku.
I ftuar në kuadër të emisionit të mëngjesit, Ideali, shpalosi shumë detaje e sekrete nga puna e tij, të cilën e konsideron edhe pasion dhe po ashtu foli edhe për studion që ai drejton, e që është e hapur për të gjithë të rinjtë që pëlqejnë këtë profesion: “Dua që ato që sot i di unë, e që dikur i kam mësuar nga një profesor holandez, të ia përcjellë edhe të rinjve të tjerë, që mund të jenë të interesuar. Mund të them që nuk e kam pasur të rëndë depërtimin tim në treg, falë komunikimit të mirëfilltë që e kam pasur dhe vazhdoj ta kem me klientët, gjithmonë në tendencë, rritjen e kualitetit. Dikur kemi qenë prapa, por sot, jemi shumë përpara në këtë aspekt. E sa i përket pijeve më të kërkuara të kësaj vere, kanë dominuar koktejet me fruta tropikale, e sidomos ai me pjepër, ka qenë ndër më të kërkuarit”, nënvizoi Ideali.
Në studion që ai drejton ‘Studyo’, emri i të cilit është kombinim i fjalëve Studio dhe Studim, janë të punësuar shumë të rinj, të cilët nën udhëheqjen e tij, operojnë edhe jashtë vendit, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, Austrinë, Gjermaninë dhe Belgjikën.