Qytetet janë qendra të jetës, punës, kulturës dhe zhvillimit, por përballen gjithnjë e më shumë me sfida si trafiku, ndotja e ajrit, mungesa e hapësirave të gjelbra, mbipopullimi dhe nevoja për shërbime më të mira publike. Pikërisht sot, më 31 tetor shënohet’ Dita Botërore e Qyteteve, një ditë që vë në fokus mënyrën se si qytetet ndikojnë në jetën tonë dhe sa e rëndësishme është t’i bëjmë ato më të qëndrueshme, më të sigurta dhe më gjithëpërfshirëse.
Kjo ditë është një mundësi për të menduar se si mund të ndërtojmë komunitete ku njerëzit kanë qasje më të mirë në transport, arsim, shëndetësi, banim dhe hapësira publike.
Një qytet i qëndrueshëm nuk është vetëm një qytet me ndërtesa moderne, por një vend ku njerëzit mund të jetojnë, punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre me dinjitet. Në fund të fundit, qytetet e së ardhmes fillojnë me vendimet që ne i marrim sot.







