Në muajt e verës, ekspozimi i zgjatur në diell kërkon marrjen e lëngjeve shtesë, sepse një nga pasojat e valës së të nxehtit, është dehidratimi. Prandaj, për funksionimin e duhur të organizmit, konsumi i ujit është vendimtar. Megjithatë, përveç marrjes optimale të ujit në ditët e nxehta të verës, qëndrimi i hidratuar ju ndihmon gjithashtu. Disa nga frutat e pasura me ujë, janë: kungulli i njomë, trangujt, shalqiri, pjepri, koktejet e frutave të ndryshme, etj… Për të mbajtur trupin tuaj të hidratuar gjatë ditëve të nxehta, ekspertët shëndetësorë na këshillojnë që të shmangim pijet alkoolike.
Mos harroni, se marrja e mjaftueshme e lëngjeve e mban trupin tonë të hidratuar mirë, përmirëson nivelet e energjisë, qartësinë mendore dhe shëndetin në përgjithësi.