Qendra e Debateve në Kosovë, tash e disa vite, organizon debate për të gjithë nxënësit dhe studentët e Kosovës për të ndihmuar në zhvillimin e mendimit kritik, të respektojnë mendimin e njëri-tjetrin dhe të diskutojnë për tema të ndryshme në interes të të rinjve në vend. Kjo qendër në përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë, me datën 9 nëntor, të këtij viti, do të mbledhë të rinj nga komunitete të ndryshme në Kosovë, për të diskutuar rreth tolerancës.
Radio KFOR-i zhvilloi një bisedë me asistenten e komunikimit në ‘Debate Center’, Raesa Nikshiqi, e cila tregoi për aktivitetin në fjalë dhe ftoi të gjithë të rinjtë e komuniteteve në Kosovë, që të bëhen pjesë e debatit në fjalë: “Këtë vit do ta përmbyllim me dy aktivitete të radhës ‘Debate for Tolerance’, që do të jetë turneu i parë i debatit në gjuhën angleze në Kosovë, ku do të marrin pjesë nxënës dhe studentë nga klasa e 10-të deri në përfundim të studimeve dhe do të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth debatit formal. Debati për tolerancën është krijuar për të bashkuar të gjithë të rinjtë e komuniteteve në Kosovë dhe është në gjuhën anglezë për të pasur mundësi të komunikojmë më lehtë me njëri-tjetrin, prandaj ftojmë të gjitha komunitetet të përfshihen në këtë aktivitet.”
Debati do të mbahet me datën 9 nëntor, në formatin online duke filluar nga ora 16:00 dhe të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë paraprakisht për të qenë pjesë e diskutimit duke plotësuar aplikacionin në vegzën e më poshtme deri me 7 nëntor, ora 23:59.
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdNbzFOda8m5QKAN4yrB8nQ0qFYVp_WlEx2LUBfXSW5fGn8Rw/viewform?fbclid=IwAR1imFQcS3eyjBC_0smz42d2NqWqAgkbLMFlJ3YG6EyCv9Yke4RJv_MboQk
Për të ndjekur debatin online mund të vizitoni faqen zyrtare në Facebook të ‘Debate Center’.