‘Dita Ndërkombëtare për Qasjen Universale në Informacion’, shënohet çdo vit me datën 28 shtator, është një ditë e rëndësishme për të reflektuar mbi rëndësinë e qasjes së lirë dhe të barabartë në informacione. Kjo ngjarje vjetore, thekson se dija është një burim jetik për zhvillim dhe progres shoqëror.
Në një botë të lidhur ngushtë me teknologjinë, qasja në informacione është e domosdoshme për të ndërtuar shoqëri të informuara dhe të përfshira. Kjo ditë promovon transparencën, llogaridhënien dhe drejtësinë sociale. Ajo gjithashtu shpërndan mesazhin se qasja në informacione, është një e drejtë themelore e njeriut.
Në kohën e informacionit, të drejtat dhe liria e të informuarit janë çështje kyçe. ‘Dita Ndërkombëtare për Qasjen Universale në Informacion’, na kujton detyrimin tonë për të promovuar dijen dhe për të siguruar qasje të lirë në informacione, për të gjithë. Kjo është udhëzimi ynë drejt një bote më të drejtë dhe të përfshirë për të gjithë.