Gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, vendi ynë do të jetë mikpritëse e shumë ngjarjeve kulturore, ku Radio KFOR ju sjellë disa prej tyre:
– Në qytetin e Mitrovicës, ditën e shtunë (30 shtator 2023) do të organizohet “Coffee Festival 2023”. Në edicionin e saj të dytë, festivali i kafesë do të jetë njëditor, ku prej orës 10:00 deri në orën 23:00, do të jetë i hapur për të gjithë meraklitë e kafesë, në Urën e Ibrit. Kështu që mos mungoni sepse kafja ka qenë gjithmonë simbol i bisedës dhe lidhjeve. Aty lindin idetë dhe festohen momentet e gëzimit.
– Në teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë, po vjen premiera e komedisë “Dashnorët vdesin duke qeshur”. Autor i shfaqjes është Osman Goranci, ndërsa vjen nën regjinë e Ben Apollonit. Në shfaqje luajnë aktorët, si: Ryva Kajtazi, Muhamet Zeka, Valire Haxhijaj Zeneli, Sindi Çitaku Azemi, Gani Morina dhe Yzeir Meha. Premiera e shfaqjes vjen më 4 tetor, duke filluar nga ora 20:00.
– Organizimi i Festivalit të Këngës në RTK, ka bërë edhe një hap para, ku janë zgjedhur 18 këngët që do të garojnë në edicionin e parë të kësaj ngjarjeje. Në këtë listë garuese, figurojnë kryesisht këngëtarë të rinj. Në datat 26, 27 dhe 28 tetor, Festivali në fjalë do të mbahet në sallën e djegur të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve. Në konkurs, që ishte i hapur nga 2 qershori e deri më 30 gusht, kanë pasur mundësi të aplikojnë artistët nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.