Gjatë stinës së dimrit, ditët i kemi më të shkurtra dhe reduktimi i dritës së diellit gjatë kësaj stine mund të largojë orët tona biologjike dhe të zvogëlojë nivelet tona të seretoninës, një kimikat i trurit që rregullon disponimin tonë si dhe melatoninës, një kimikat tjetër që rregullon gjumin dhe disponimin tonë.
Pas gjithë kësaj, pse janë të nevojshme pushimet dimërore dhe si ndikojnë ato tek shëndeti i njerëzve?!, – kësaj pyetje më së miri i përgjigjet, psikologu Dorjan Krasniqi, i cili enkas për Radio KFOR-in tha: “Në këto raste, meqenëse nga pushimet verore e këndej njerëzit i kthehen punëve, rutinës, përgjegjësive, obligimeve si edhe fakti i ndryshimit të stinëve, atëherë një pushim dimëror është shumë i duhur për të balancuar hemostazën psikike. Pushimi dimëror, ndihmon në rritjen e kohës së kujdesit për vetën, përmbushjen e nevojave, motiveve tona etj., të cilat përmirësojnë gjendjen mendore të njerëzve.”
Megjithatë, ka ende arsye pse sezoni i dimrit mund të jetë i këndshëm dhe argëtues, sidomos nëse i shfrytëzoni të mirat dhe bukuritë e saj!