Çdo vit, me 4 janar shënohet ‘Dita Botërore e Alfabetit Braj’. Kjo ditë shënohet pikërisht në ditëlindjen e shpikësit francez të këtij alfabeti, Louis Braille. Kjo ditë shënohet për të nderuar kontributin e tij për të ndihmuar njerëzit e verbër dhe me shikim të dëmtuar, të lexojnë dhe të shkruajnë si dhe për t’ju ofruar atyre mundësi të barabarta në komunikim dhe qasje në informata. Zbulimi i këtij alfabeti ishte një shpikje e madhe historike, që ndryshoi përgjithmonë mënyrën e komunikimit për të verbrit dhe për personat me shikim të dëmtuar, meqë ju mundësoi miliona personave në gjithë botën, të drejtën themelore për arsimim dhe komunikim më të lehtë.
Shkrimi Braille, u pranua në të gjithë botën si forma kryesore e informacionit të shkruar për njerëzit e verbër. Fatkeqësisht, i ndjeri, z. Braille, nuk pati mundësinë të kuptoj kurrë, se sa e dobishme ishte bërë shpikja e tij. Ai u nda nga jeta në vitin 1952, dy vjet përpara se Instituti Mbretëror të fillonte mësimin e Braillit.
‘Dita Botërore e Alfabetit Braj’, e cila shënohet nga viti 2019, shënohet për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e shkrimit Braille, si mjet komunikimi në realizimin e plotë të të drejtave të njeriut për personat e verbër dhe me shikim të dobët.