Këtë të shtunë janari (18.01.2019), të gjithë ju që pëlqeni çiftelinë, e keni rastin që të njiheni më shumë me historinë e këtij instrumenti tradicional, me tingujt dhe mënyrat e ndryshme të ekzekutimit të tij.
Kjo punëtori do të mbahet në qendrën “Termokiss”, ku Hava Bekteshi dhe Fatmir Makolli, përveç tjerash, do të performojnë pjesë të ndryshme melodike me çifteli, duke pasqyruar dhe përkujtuar disa prej margaritarëve muzikor me njërin prej instrumenteve më të vjetra në Ballkan.
Hava Bekteshi, duke qenë se jeton në Gjermani, së bashku me bendin e saj kanë kombinuar këngët shqiptare me ato gjermane.