Të gjithë studentët e Universitetit Publik të Prishtinës mund të bëhen pjesë e punës praktike në njësi akademike dhe administratën qëndrore të universitetit, organizuar nga ‘Qendra për zhvillim të karrierës’.
Studentët do të jenë të angazhuar me orar fleksibil, në koordinim me mbikëqyrësin e drejtpërdrejtë të njësisë përkatëse akademike apo administratës qendrore. Puna praktike për pjesëmarrësit do të jetë me pagesë, në vlerë prej 80 € në muaj dhe do të zgjasë 3 muaj.
Në kuadër të punës praktike deri në fund të vitit 2019 do të angazhohen 166 studentë nga fusha të ndryshme studimi si: Filozofik, FSHMN (Biologji & Kimi) Filologji (Gazetari, Gjuhë angleze, Gjuhë Shqipe), Juridik, Ekonomik, Edukim dhe fakultete të tjera.
Fillimisht duhet të vizitoni web faqen: ekarriera.uni-pr.edu duke u kyçur me nr. e ‘SEMS ID’-së dhe fjalëkalimin e njëjtë që përdorni në SEMS.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe një letër motivuese në emailin qzhk@uni-pr.edu , në formatin Pdf. deri me datën 23.01.2019.