Me mundësitë e udhëtimit, tokësor dhe ajror, lëvizjes së njerëzve nga një cep i botës në cepin tjetër, rreziqet e infeksioneve po shtohen. Kështu ndodhi edhe me pandeminë COVID-19, e cila ka prekun tërë globin duke mos përjashtuar as arsimin.
Mësuesi Fejzullah Morina, i cili punën e tij e bën për 30 vite me radhë, na tregoi se me çfarë sfidash përballen mësimdhënësit përgjatë pandemisë: “Kjo pandemi për të gjithë ka qenë e vështirë, e këtu bëjmë pjesë edhe ne mësuesit. Duke marr parasysh moshën e fëmijëve, që janë ende shumë të vegjël, mësimi në distancë apo online ka qenë i vështirë por jo i pamundur. I kam 37 nxënës dhe të gjithë kanë qenë të inkuadruar në mësimin online. Nëse themi se të gjitha rezultatet janë arritur dalim joserioz, por të gjithë ne e kemi dhënë maksimumin tonë, me kushte e rrethana të krijuara, duke organizuar mësime online si dhe duke mbajtur mësim plotësues.”
Mësuesi Fejzullah, në fund pati edhe një mesazh për të gjithë nxënësit: “Nëse nuk ke para për të blerë dy libra, atëherë një libër lexoje dy herë!”.