Mbrëmë (11.05.21), u mbajt ceremonia e 41-të, e ndarjes së çmimeve të ‘Brit Awards’, ku këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, u nderua me çmimet për ‘Këngëtaren më të Mirë’ dhe për ‘Albumin më të mirë Britanik’, bëhet fjalë për albumin e saj ‘Future Nostalgia’.
Ishte grupi ‘Coldplay’, të cilët bënë hapjen e mbrëmjes, me një performancë mahnitëse të këngës së tyre më të re, të titulluar ‘Higher Power’, pastaj ishin edhe këngëtaret Olivia Rodrigo dhe Dua Lipa, të cilat performuan gjithashtu disa nga këngët e tyre të reja. Në këtë ceremoni ‘Artisti më i Mirë Britanik’, u shpall J Haus, ndërsa ‘Bendi më i Mirë’, u shpallën Little Mix.
Më poshtë lajmit, mund të gjeni listën e fituesve kryesorë, të çmimeve ‘Brit Awards 2021’:
Çmimi ‘Artisti më i mirë Britanik’, Harry Styles
Çmimi ‘Artisti i ri më i Mirë’, Arlo Parks
Çmimi ‘Artistja më e Mirë Ndërkombëtare’, Billie Eilish
Çmimi ‘Artisti më i mirë Ndërkombëtar’, The Weeknd
Çmimi ‘Grupi më i mirë Ndërkombëtar’, Haim
Çmimi ‘Ikona Globale e muzikës’, Taylor Swift
Çmimi ‘Kënga më e Mirë Britaneze’, shkoi për ‘Watermelon Sugar’, nga Harry Styles