Ministrja për Arsim në largim znj. Hykmete Bajrami, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, (25 prill), ka bërë të ditur se, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) nxori një vendim për “Procedurat e realizimit të vlerësimit të nxënësve gjatë mësimit në distancë”, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
Po ashtu, ajo bëri të ditur se me ndihmën e shumë ekspertëve është përpiluar edhe një “Udhëzues për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë”, ku ofrohen detaje për metodat, mënyrën dhe format e notimit dhe procedurat e vendosjes së notave në ditarin personal të mësimdhënësit.
Znj. Bajrami, ka njoftuars se në muajin Maj, do të nxirret edhe një vendim për mbajtjen e Testit të Arritshmërisë (klasa 9) dhe Provimit të Maturës (klasa 12), në konsultim me autoritetet dhe institucionet përkatëse. Me këtë vendim gjithashtu do të harmonizohen datat për regjistrim në klasën e 10-të si dhe afatet për aplikim për studime në Universitete apo Kolegje.
Më shumë informata rreth këtij udhëzues, ju i gjeni në këtë elektronike: https://masht.rks-gov.net/…/udhezues-per-vleresimin-e-nxene