Rubrika “Artist of the day” sot është rezervuar për fituesen më të madhe të çmimeve “Grammy Awards 2020”, Billie Eilish, nga ku artistja doli me pesë çmime duke përfshirë çmimin për “Artisten e re më të mirë” dhe “Këngën e vitit”. Me “Bed Guy”, ajo ka arritur të bëjë historinë në ‘Grammy Awards’, duke u bërë artistja e parë që fiton në tre kategoritë kryesore, në të njëjtin vit. Emri i plotë i artistes, është Billie Eilish Pirate Baird O’Connell, ka lindur më 18 dhejtor te vitit 2001 në Los Angeles. Është vetëm 18 vjeçare dhe me muzikë ka filluar të mirret qysh në moshën 8 vjeçare si pjesë e korit të shkollës, ndërsa nga mosha 11 vjeçare ajo ka filluar të shkruaj tekste, apo që të krijojë këngët e saja. Kënga që i siguroi famë ndërkombëtare ishte “Ocean Eyes”, që u lëshua fillimisht në SoundCloud. Kënga është shkruar nga producenti Finneas, që njëherit është edhe vëllai i këngëtares dhe emër ky i cili është prapa të gjitha suksesve të saja. “Bellyache”, “My boy”, “Party favor”, “Hostage”, janë ndër këngët e para që artistja solli si përmbledhje para publikut në vitin 2017 nën titullin “Don’t smile at me”. Pasi mori famë e cila erdhi aq shpejt sa as Billie nuk e priste, ishte koha për të sjellë tek fansat albumin e parë i cili lansohet më 29 mars të vitit 2019. “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?” është album i cili përmbanë kryehitet e Billie Eilish, falë të cilave ajo u bë artiste e rekordeve. Albumi debutoi në vendin e parë të ‘Billboard’, madje theu edhe një rekord duke e bërë këngëtaren, artistja me arritjen më të shpejtë në majat e “Hot 100 Songs”, ku bënin pjesë 14 këngët e albumit. Ndërsa, me kryehitin e saj “Bad Guy”, Billie arriti të qëndroj për 19 javë me radhë në pozitën e parë të rangimit amerikan.
Në janar të vitit 2020, në mesin e shumë sukseseve, këngëtarja kurorëzohet edhe me çmimin “Gruaja e Vitit” nga ‘Billboard”, ndërsa në shkurt të po këtij viti, arrit të bëhet kryefjala e mediave pasi Eilish arrin të jetë artistja që do këndojë kolonën zanore të filmit “James Bond”, duke u bërë edhe artistja më e re që ka regjistruar një këngë për ekskluzivitetin e filmave “007- James Bond”. Kënga “No Time To Die”, nga Billie Eilish, përveç që u bë kënga e “James Bond”, sjo arriti edhe të jetë kënga e dytë e serisës së filmit, që arrinë të kryesojë tabelën e hiteve edhe në Mbretërinë e Bashkuar.