Evropa po bëhet gati për super finalen e UEFA Champions League, ku më 30 maj në “Puskás Aréna” të Budapestit do të përballen Paris Saint-Germain dhe Arsenali.
Finalja e madhe do të nis nga ora 21:00 sipas kohës lokale në Kosovë. PSG synon të mbrojë titullin evropian, ndërsa Arsenali pas shumë vitesh rikthehet në finalen e Champions League, me synimin për ta fituar për herë të parë trofeun më prestigjioz për klube në Evropë.
Të dy skuadrat siguruan finalen pas paraqitjeve mbresëlënëse në fazën eliminatore, duke eliminuar rivalë të fortë dhe duke treguar formë të lartë gjatë gjithë sezonit.
Në Budapest pritet atmosferë madhështore dhe mijëra tifozë nga e gjithë Evropa, në një natë që premton emocione të mëdha futbolli.







