Çdo vit më 28 maj, shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Burgerit’, e cila i kushtohet një prej ushqimeve më të dashura dhe më të konsumuara në të gjithë botën.
Burgeri ka fituar popullaritet të jashtëzakonshëm falë shijes unike, përgatitjes së thjeshtë dhe mundësive të pafundme për kombinime të ndryshme. Nga burgerët klasikë me mish viçi e deri te variantet vegjetariane dhe vegane, ky ushqim është shndërruar në simbol të kulturës moderne ushqimore dhe mbetet zgjedhje e preferuar për njerëz të të gjitha moshave.
Me rastin e kësaj dite, shumë restorante dhe lokale gastronomike organizojnë oferta speciale, menu promocionale dhe aktivitete të ndryshme për adhuruesit e burgerëve. Përveç kënaqësisë që sjell shija, kjo festë simbolizon edhe bashkimin e njerëzve përmes eksperiencave kulinare dhe momenteve të përbashkëta rreth tryezës.
Edhe ju mund ta shënoni sot këtë ditë me një burger, çfarëdo që ju pëlqen juve.







