Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit përmes një njoftimi bëri të ditur se ‘Provimi i Maturës Shtetërore 2020’, do të mbahet me datën 04 korrik.
Përveç udhëzimeve dhe rregullave që duhet të ndjekin maturantët përgjatë provimit, në këtë njoftim janë përfshirë edhe udhëzimet rreth masave parandaluese që lidhen me mbrojtje nga ‘COVID-19’, udhëzime këto të përpiluara në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Shëndetin Publik (IKShPK).”
Për informacione shtesë lidhur me udhëzimet dhe rregullave që duhet të ndjekin maturantët përgjatë provimit, mund ta gjeni në këtë faqe: https://masht.rks-gov.net/article/njoftim-43