Të shtunën (14 shtator), “Protocinema” do të prezantojë “Of Our Own Making” te “Lumbardhi” në Prizren.
Ky organizim do të fillojë në orën 20:00, ndërsa përveç Organizatës së Artit “Protocinema”, organizatorë janë edhe “Lumbardhi” dhe “Nuit Blanche Prizren”.
Sipas organizatorëve, përzgjedhja e videos “Of our Own Making” thekson temën e kufijve të jetës urbane të konstruktuar si dhe ndikimit psikologjik të zhvillimeve shoqërore – antike, historike dhe të së ardhmes – nga perspektiva të ndryshme.
Organizatorët po ashtu përmendin video të ngjashme që janë realizuar nga autorë të ndryshëm.
Gjatë këtij organizimi do të shfaqen tetë video të ndryshme, me kohëzgjatje nga 60 sekonda deri në 23 minuta, të cilat mund t’i gjeni në linkun: https://www.facebook.com/events/2356050534523653/