Aftësia për të menduar, është një nga tiparet më përcaktuese të njerëzimit. Në kultura të ndryshme, përkufizimi i njerëzimit lidhet me koncepte të tilla, si: vetëdija, njohuria dhe arsyeja. Logjika, si hulumtim mbi parimet e arsyetimit, është studiuar nga shumë qytetërime gjatë historisë dhe që nga formulimet e saj më të hershme, ku ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e filozofisë dhe shkencave.
Data e përzgjedhur nga UNESCO, 14 janar, për të festuar ‘Ditën Botërore të Logjikës’, korrespondon me datën e vdekjes së Kurt Gödel dhe datën e lindjes së Alfred Tarski, dy prej studiuesve më të shquar të logjikës, të shekullit të njëzetë.
Shënimi i ‘kësaj dite, synon nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar, promovimin e zhvillimit të logjikës, si në kërkimin shkencor ashtu edhe në mësimdhënie, duke mbështetur aktivitetet e shoqatave, universiteteve dhe institucioneve të tjera.